Correa mund të mos luajë në Botëror, shkaku i një lëndimi

PUBLIKUAR

Stafi mjekësor i Argjentinës raportohet se janë të shqetësuar pasi që Joaguqin Correa është larguar me dhimbje në gju në fitoren e argjentinaseve kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Sulmuesi 28 vjeçar i Interit, i cili ishte ftuar nga Lionel Scaloni për në Botërorin e Katarit dhe luajti 24 minuta në miqësoren që Albiceleste zhvilloi kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe e fituan me rezultat 5-0, duke e zëvendësuar Marcos Acunan pas pjesës së parë. Edhe pse Correa shënoi në minutën e 60-të, lëndimi bëri që ai të largohet nga Botërori.

Siç raporton TyX Sports, Correa e përfundoi fitoren e miqësores me UAE por që u ankua mandej për një lëndim në gju. Problemi është duke e shqetësuar ende stafin mjekësor të Argjentinës dhe ata tani janë duke e monitoruar atë afër dhe janë në ankth që lëndimi do të ndikojë në gjendjen fizike të lojtarit në Botëror.

Ndeshja e parë e Argjentinës në Botëror luhet më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite.

28 vjeçari Correa ka shënuar katër gola në 19 paraqitje për Albiceleste dhe ka bërë tri paraqitje po ashtu në Cop Amerika vitin e kaluar për vendin e tij. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...