Ronaldon e duan edhe në Australi

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United gjatë janarit pas intervistës shokuese që e dha së fundmi, ku e akuzoi për tradhti klubin e tij aktual.

Për yllin portugez flitet se mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër evropian.

Por, 37 vjeçari ka opsione edhe jashtë Kontinentit të Vjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Shefi ekzekutiv i ligës A-League në Australi, Danny Townsend ia ka bërë një ofertë menaxherit të Ronaldos, Jorge Mendes për pesë herë fituesin e Topit të Artë, që ta transferojë atë në ligën elitare australiane.

“Ronaldo thotë se nuk ka marrë dashuri dhe respekt në Manchester United, ndërsa ne do t’i dhuronim atij dashuri dhe respekt të madh në Australi”, deklaroi Townsend për “News Corp”.

“Ndoshta ne nuk mund të ‘shtyhemi’ në aspektin financiar me ofertat tjera, por në do të garojmë në mënyra të tjera”, vazhdoi kreu i futbollit australian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...