Mancini: Komplimente Shqipërisë, bëri një ndeshje të mirë dhe ka lojtarë me kualitet

PUBLIKUAR

Roberto Mancini lavdëroi Shqipërinë, pas ndeshjes miqësore që Italia e luajti kundër Kombëtares Shqiptare.

“Azzurrët” triumfuan me rezultatin 1:3, në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin “Air Albania” – shkruan Gazeta Express.

Mancini pas ndeshjes tha se Shqipëria bëri paraqitje të mirë dhe se e dinin që “Kuqezinjtë” kanë kualitet.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente”, tha ai për “Supersport”.

Përzgjedhësi i Italisë gjithashtu e falënderoi Shqipërinë që i bëri ftesë për të zhvilluar këtë ndeshje miqësore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...