Lukaku ende s’ka stërvitur me Belgjikën

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ende është në dyshim për Botërorin Katar 2022 pasi që ai ende nuk ka stërvitur me skuadrën e Belgjikës

Sulmuesi është ftuar nga trajneri Roberto Martinez, pavarësisht se ai ka probleme muskulore të vazhdueshme.

Ai ka bërë vetëm dy paraqitje nga stoli për interin pas lëndimit të tij në ije në fund të gushtit dhe ishte detyruar të largohet nga loja me Sampdorian më 29 tetor, pas rikthimit.

Sipas mediave lokale në Belgjikë, Lukaku ende nuk është trajnuar me tërë shokët e tij të skuadrës, por në vend të kësaj ai ka ushtruar i ndarë në palestër.

Teste të tjera u prit që të bëhen sot, por ato u vonuan, kështu që Lukaku do të aterojë në kampin stërvitor të skuadrës që është në Kuvajt.

Martinez ka kohë deri më 22 nëntor ta largojë nga lista Lukakun dhe të sjell një zëvendësim për shkak të lëndimit, por derisa është në dyshim, Belgjika beson se ai do të jetë i gatshëm të luajë.

Lukaku është duke u rikuperuar për dy javë me fizioterapistin Lieven Maesschalk në Belgjikë. Belgjika do ta luan ndeshjen hapëse në Botëror kundër Kanadasë më 23 nëntor të mërkurën. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...