Lideri i NISMA-s për Kosovën ka thënë se nuk do të dëshironte që Kuvendi të jetë pjesë e thellimit të krizës.
“Sot parlamenti është para një sfide, të zgjidhë krizën apo të bëhet akter, në thellimin e saj”, ka thënë Limaj.
“Kosova deri tani ka pasur urat e komunikimit. Nëse zgjidhet ky kandidat për president edhe kjo derë e vetme institucionale po mbyllet sepse në krye të vendit po shkon një njeri që ka shkelur kushtetutën”.
“Ne do të kthehemi në sallë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që prej këtu të dalim nga kriza. Ky regjim nuk do të mund ta përfundojë mandatin. Kështu që më mirë të shkojmë sot në zgjedhje”. /Telegrafi/


