Pedri premton se do ta rruajë kokën nëse Spanja fiton Botërorin

PUBLIKUAR

Talenti i Barcelonës ka premtuar se do ta rruajë kokën e tij nëse Spanja arrin që ta fitojë Botërorin e dytë në Katar

Mesfushori i ri i Barcelonës, maestro Pedri ka premtuar se do të bëhet qel nëse Spanja arrin që ta fitojë trofeun e dytë të Botërorit në Katar. Kjo është hera e parë që 19 vjeçari merr pjesë në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë dhe nëse vendi i tij i kalon tërë barrierat dhe ai arrin që të fitojë do ta rruajë kokën e tij. Ai po ashtu ka insistuar se fokusi i tij primar është të luajë futboll dhe ka refuzuar të flasë për çështjet që e rrethojnë garë.

“Nëse ne fitojmë, do ta lejojë berberin tim për ta rruar kokën apo të bëjë ndonjë gjë. Ne kemi një skuadër të re që më të vërtetë dëshiron që ta fitojë këtë titull. Kjo refeltkohet në çdo ndeshje që ne bëjmë në fushë. Në vend që të shkojmë kundër të rinjve, mendoj që është më mirë që të punojnë sa më shumë me ne”, tha Pedri në një intervistë për Marcan.

Pedri deri me tani ka luajtur 14 ndeshje për Spanjën dhe do t’i bashkohet bashkë me mikun e tij Gavi të Barcelona asaj në Katar. Kontributi në fitoren e Spanjës do të shtonte një trofe në kabinet të Pedrit, i cili deri me tani mban vetëm një trofe – atë të Kupës së mbretit gjatë sezonit 2020/21.

Ai do të tregojë aftësitë e tij edhe në skenën botërore kur Spanjë do ta fillojë fushatën e tyre në Botëror kundër Kosta Rikës, derisa do të luajnë edhe kundër Gjermanisë dhe Japonisë në fazën e grupeve. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...