Mediat serbe: Protestuesit brohorasin kundër Thaçit, zhurma dëgjohet edhe në Kuvend

PUBLIKUAR

Janë dy anëtarë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët do të kandidojnë për President të Kosovës, ata janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Kështu e fillojnë komentimin e tyre televizioni serb B92, për seancën parlamentare të ditës së sotme të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq thirrjet për protestë nga ana e Opozitës bashkuan qytetarë në mëngjesin e sotëm nga qendra e Prishtinës e deri tek ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit, përcjellë Klan Kosova.

Aty protestuesit madje u ndaluan nga kordonet e policisë që ishin pozicionuar tek oborri i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, B92 shkruan se aty po paraqiten slogane kundër Hashim Thaçit President dhe po ashtu brohorima që bëjnë thirrje kundër kësaj qeverisjeje e të cilat po dëgjohen edhe brenda Kuvendit.

Sipas televizionit B92, disa nga deputetët e Listës Serbe gjenden brenda sallës së Kuvendit, përcjellë Klan Kosova.

Të gjithë ata që hynë në Kuvend, gazetarët, deputetët etj, ishin të obligaur të iu nënshtrohen kontrollave të sigurisë.

Aktivistë të Opozitës para Qeverisë dhe Kuvendit para 3 ditësh ngritën tenda në sheshin e komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke njoftuar që këta të fundit nuk do të lejojnë Thaçin të zgjidhet President i Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen nëse Kuvendi nuk arrinë të zgjedhë presidentin e ri deri më 6 mars.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...