Gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.
Prej tyre, 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike, transmeton Klan Kosova.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, njofton KEDS.
“Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”.


