Klubi i Premierligës e do Muriqin

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është bërë sensacioni i ri i futbollit evropian.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcës këtë sezon.

Nga 12 ndeshje të zhvilluara në La Liga, duke e pasur parasysh se në dy të tjera mungoi shkaku i suspendimit, 28 vjeçari ka statistika impresionuese: i ka realizuar 8 gola dhe e ka bërë 1 asistim.

Ai i kishte shënuar edhe 5 gola dhe i kishte bërë 3 asistime në pjesën e parë të vitit derisa ishte i huazuar në klubin ishullor nga Lazio, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar ka shënuar gola në pesë ndeshje radhazi, duke e ndihmuar Mallorcan të ngritet në pozitën e 10-të në tabelë.

E kjo ka bërë që klubet spanjolle të shprehin interesim për të, mbi të gjitha Sevilla e Villarreali.

Por, mediat e huaja raportojnë se harta është zgjeruar tashmë, pasi “Piratin” po e pëlqejnë edhe në Premierligë.

Gjithnjë sipas mediave angleze, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios ka shprehur Brighton and Hove Albion.

Klubi anglez nuk ka shumë para në dispozicion, por e sheh me urgjencë transferimin e një qendërsulmuesi me karakteristika të Muriqit.

Prizrenasi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ndërsa klubi spanjoll thuhet se ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 30 deri në 40 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse Muriqi ka thënë se do t’i pëlqente ta mbyll karrierën në Mallorca, futbollit nuk i dihet kurrë.

Natyrisht, ëndërr e secilit futbollist është të luajë në Premierligë, e cila konsiderohet si liga më e fortë në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...