Kurti: Po të ishte çështja e ushtrisë tender, moti ishte kryer

PUBLIKUAR

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se nuk ka pasur seancë të jashtëzakonshme as për arsim, as për papunësinë e varfërinë, por ka për kontrabandimin e presidentit. Ai para deputetëve foli edhe për ushtrinë e vendit, për të cilën tha se moti ishte kryer po të ishte tender.

Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për president të ri nga ky Kuvend, por ka nevojë për zgjedhje dhe Kuvend të ri, e pastaj për president e qeveri e qeverisje të re.

Ai tha se pavarësinë e Kosovës e kanë shpallë të zgjedhurit e popullit, e jo Thaçi, por në mënyrë çuditëse e ka lexuar deklaratën e pavarësisë.

Kurti tha se ka pasaktësi sa i përket biografisë së Thaçit. Sipas tij, Thaçi nuk e njeh anglishten, por mund ta njeh italishten, duke iu referuar aferës ‘pronto’.

Ai tha se qëllimi i Thaçit është që pasi të bëhet president, të ndryshojë Kushtetutën, dhe shteti të bëhet vend presidencial.

“Ky është personi që e nisi Zajedinicën e e vazhdoi Mustafa”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për raportet me SHBA-të. Ai tha se ky pushtet i keqpërdor SHBA-të, për pushtetin e tyre e kundër opozitës.

Sipas Kurtit, pushteti aktual mund të bëj vetëm tifozeri për SHBA-të, por jo aleancë e partneritet.

“Po të ishte çështja e ushtrisë tender, moti ish krye, se kish pas çka me vjedh”.

Ai tha Kosova me Zajdenicën nuk mund të bëhet kurrë aleate me SHBA-të. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...