Depay dëshiron të largohet nga Barcelona në janar

PUBLIKUAR

Memphis Depay raportohet se po dëshiron të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Holandezi ishte i lidhur me një largim edhe në verë, por afati kalimtar u mbyll dhe ai mbeti në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Depay tani ka informuar klubin se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, sipas “Mundo Deportivo”.

Kontrata e 28-vjeçarit me Barçën skadon më 30 qershor 2023.

Kësisoj, ish-sulmuesi i Lyonit mund të largohet në janar, pasi edhe klubi synon të përfitojë financiarisht nga largimi i tij.

Pavarësisht se është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon në La Liga, Memphis Depay u ftua nga “Tulipanët” për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...