Benzema flet për lëndimin e tij: Kam disa shqetësime

PUBLIKUAR

Karim Benzema nuk ka qenë 100 për qind i gatshëm për të luajtur në javët e fundit. Sulmuesi ka humbur një numër ndeshjesh me Real Madrid për shkak të disa lëndimeve të ndryshme në katër ndeshjet e fundit në La Liga kundër Sevillas, Gironas, Rayo Vallecanos dhe Cadizit

Ai po ashtu nuk ka luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig, edhe pse ai ka luajtur pothuajse gjysmë ore kundër Celticut në Santiago Bernabeu.

Me Botërorin që është duke ardhur, Benzema beson që pas disa ditëve pushim ai do të jetë gati që të luajë në këtë turne.

“Kam pasur disa ngacmime të vogla, asgjë serioze”, tha Bezema për Amazon Prime, pas ceremonisë që u mbajt për nder të fitimit të Topit të Artë të organizuar nga ish klubi i tij, Lyon.

“Ende ka kohë prej tani dhe 22 nëntorit (Ndeshjes hapëse të Francës në Botëror kundër Australisë). Do të jem në formë të mirë, fizikisht dhe mentalisht i gatshëm”.

“Është mrekulli. Duke falënderuar klubin tim Real Madrid, të cilët e bënë të mundur që ëndrra ime të bëhet realitet, dhe Lyonin, skuadrën në të cilën u rrita. Është qyteti i imë. T’i shoh tërë këta njerëz dhe tifozë këtu është e jashtëzakonshme”.

Ëndrra për ta fituar Botërorin

Benzema është dike shikuar që të paraqitet në Botërorin e tij të parë pas 2014 dhe thotë se fitorja e kësaj gare do të ishte një dhuratë e mirë ditëlindje për të.

“Do të ishte dhurata më e mirë e ditëlindjes për mua”, vazhdoi Benzema.

“Çdo ndeshje do të jetë si një finale. Ne kemi një grup shumë të mirë, ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje duke luajtur”.

Benzema do të mbush 35 vjet një ditë pas finales së Botërorit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...