Ku është vrarë babai i Ibrahim Rugovës, pyet Daut Haradinaj (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vlerësuar se Hashim Thaçi do të mund të zgjedhet president i Kosovës, por jo i unitetit.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të bëhet president i unitetit, një njeri që akuzon familjen Haradinaj se kundërshtimi për demarkacionin ka të bëjë me faktin se kjo familje do të mund të humbte tokë të veten.

“Po thonë livadhet private. Kemi dhënë dhe vllazën, por nuk është lufta për territore. Po flasim për 8800 hektar, a s’po ju vjen marre me thanë livadhet private. Ku është vrarë baba i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova?, ka shtruar pyetjen Daut Haradinaj.

Ai gjithashtu është ndërlidhur edhe me faktin se edhe Lista Serbe po e mbështet Thaçin për president.

“Pse nuk e bindet listën serbe me votu FSK-në?”.

“Ju po i thirrni popullin me festu. Shko festo dhe thirre Saminë (Lushtakun) me festu”.

“Nuk është fundi i botës nëse Thaci zgjidhet president, por nuk do të jetë i popullit të Kosovës, por i koalicionit”.

Ai ka folur edhe rreth reagimeve të ndërkombëtarëve për mos dhunë në Kuvend.

“Kush e solli dhunën. I shkruam nuses së kombit, Jahjagës, kryeministrit… Asnjë përgjigje, asnjë sms nuk e kthyen mbrapa. Na detyruan me dalë”.

“Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë. Mos ta instalojmë ligjërisht në Kosovë, ma e fortë është Serbia e Rusia në Kosovë sot se në kohën e Milloshevicit përveç se ska tanke”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...