Skriniar i gatshëm për të nënshkruar kontratë të re me Interin

PUBLIKUAR

 

La Gazzetta Dello Sport raporton se Interi është shumë afër për të arritur një marrëveshje me Milan Skriniar për zgjatje të kontratës, me mbrojtësin që është gati ta nënshkruajë atë dhe mos të kalojë të PSG

Sllovaku thuhej se ishte pajtuar për një pagë 9 milionë euro në vit tek gjigantët e Ligue 1 në verë, por Interi refuzoi ta shesë atë për më pak së 70 milionë euro, pavarësisht se mbrojtësit i skadonte kontratë në qershor të vitit 2023.

Sipas Gazetta, transmeton Express. Takimi i dytë mes drejtorëve të Interit dhe agjentëve të Skriniarit është mbajtur në fillim të kësaj jave, pak orë para ndeshjes së Serie A të mërkurën që Inter e luajti kundër Bolognas.

Mbrojtësi raportohet se është i hapur për ta nënshkruar një kontratë të re me Interin, të cilët i kanë ofruar pagë shumë më të vogël së PSG.

Oferta e Zikaltërve kalon 6 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset, por Skriniar është i motivuar që të qendrojë në Milan. Ai është i lumtur si brenda ashtu edhe jashtë fushës dhe e di që Interi s’mund t’i ofrohet propozimit të PSG.

Megjithatë, gjigantët e Serie A shpresojnë që të takohen përsëri me njëri tjetrin dhe të fillojnë ta detajizojnë kontratën gjatë javëve në vijim, derisa kontrata e re pritet të nënshkruhet në fund të muajit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...