Kombëtarja e Holandës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Louis van Gaal e zbuloi listën prej 26 futbollistëve këtë të premte, shkruan Gazeta Express.
Holanda është në Grupin A, bashkë me Senegalin, Ekuadorin dhe Katarin.
“Tulipanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër senegalezëve. /Gazeta Express/


