Komunat pa kryetarë, si po funksionon administrata në Veri?

PUBLIKUAR

ikasteri që drejton, rrallë merr vëmendje mediatike.

Por, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte në fokus ditëve të fundit.

Kjo pasi që, kryetarët e komunave veriore, dorëheqjet e tyre, zyrtarisht duhet t’i bënin në institucionin që udhëheq Elbert Krasniqi.

Këtë procedurë, Milan Radojeviq i Mitrovicës Veriore, Dragiša Miloviq i Zveqanit, Srxhan Vulloviq i Zubin Potokut dhe Zoran Todiq i Leposaviçi, e bën gjatë së martës.

Ndërkohë që komunat kanë mbetur pa kryetarë, Krasniqi në një intervistë për T7 ka treguar sesi qytetarët po i marrin shërbimet administrative.

Krasniqi thotë se kishin njoftuar presidenten e vendit për dorëheqjet e kryetarëve, në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e tjera ligjore.

Gjatë së martës, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Sipas Krasniqit, tani ndodhemi ne një situatë të paqartë kushtetuese.

Krasniqi foli edhe për takimi që pati bashkë me kryeministrin Kurti, me përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë kësaj interviste ka folur edhe për projeket që është duke i implementuar dikasteri i tij.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...