Thaçi: Serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët, jo nga qeveria e as shqiptarët

PUBLIKUAR

Analisti Jusuf Thaçi ka vlerësuar se janë vetë serbët ata që po kërcënojnë serbët e veriut.

Ai, në emisionin “Pressing”, ka thënë se terrori mbi serbët e veriut vjen “nga paramilitarët e kriminelët serbë”, që veprojnë në kuadër të strukturave paralele.

“Kush po i terrorizon serbët në veri të Kosovës? Kush po i lë pa shërbime dhe pa institucione? Janë serbët, nuk janë as Qeveria e Kosovës e as shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi në emisionin Pressing të T7.

Thaçi ka thënë se kjo situatë duhet shfrytëzuar që t’i demonstrohet Beogradit dhe serbëve të Kosovës që shteti nuk mund të bllokohet nga një minoritet prej 3 ose 4 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë.

“Duhet me shfrytëzu këtë situatë, për t’i dëshmuar Beogradit dhe serbëve në Kosovë që shteti i Kosovës nuk bën dhe nuk duhet lejuar të bllokohet për shkak të një minoriteti 3 4 për qind, të cilët veprojnë me direktiva nga Beogradi”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...