Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e operimeve të njësiteve prodhuese.
Në një njoftim të KEK’ut thuhet se “bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15. 11. 2022”.


