Arteta e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e njohur, Arsenali planifikon transferimin e tij në janar

PUBLIKUAR

Arsenali raportohet se po përgatitet për të bërë një lëvizje për Youri Tielemansin në janar.

Mesfushori ishte i lidhur me një kalim në “Emirates Stadium” edhe në afatin kalimtar të verës, por afati u mbyll dhe ai mbeti te Leicester City – transmeton Gazeta Express.

Spekulimet rreth të ardhmes së tij po rriten sërish përpara afatit kalimtar të janarit dhe sipas gazetarit italian, Rudy Galetti, Arsenali po planifikon të nënshkruajë me Tielemansin.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, thuhet është i vendosur të rrisë opsionet e tij në mesfushë në mes të sezonit dhe e sheh belgun si blerjen ideale në fillim të vitit 2023.

“Topçinjtë” mund të synojnë transferimin e tij me një çmim të ulët, duke marrë parasysh se 25-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në verë.

Kontrata e tij me Leicester Cityn skadon më 30 qershor 2023.

Dy klube italiane dhe një tjetër klub anglez thuhet se janë gjithashtu të interesuara për Youri Tielemansin. /Gazeta Express/

Youri Tielemans / Leicester City

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...