Formacioni me futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Kanë mbetur edhe dy javë deri te fillimi i Kupës së Botës, që këtë vit do të zhvillohet në Katar.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 20 nëntor, me Katarin si nikoqir që do të përballet me Ekuadorin, shkruan Gazeta Express.

Finalja e madhe është e caktuar që të zhvillohet më 18 dhjetor.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, “Transfermarkt”, ka përpiluar një formacionet me futbollistët më të shtrenjtë, që pritet t’i shohim në aksion në Kupën e Botës.

Kylian Mbappe vlerësohet si më i shtrenjti në treg me 160 milionë euro. Pas tij renditet Vinicius Junior me 150 milionë euro.

Phil Foden me 110 milionë euro është futbollisti tjetër që vlerësohet në treg me mbi 100 milionë.

Vlen të theksohet se yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronalo dhe Neymar nuk janë pjesë e këtij formacioni.

Vlera totale e këtij formacioni është 985 milionë euro.

Ekipet kombëtare të futbollistëve të përfshirë në këtë formacion janë të kualifikuar, teksa mbetet të shihet nëse ata do të luajnë. Gjithçka varet nga lëndimet dhe ftesa e përzgjedhëseve gjithashtu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...