Juventusi shënon fitore të pastër në derbin kundër Interit

PUBLIKUAR

Juventusi ka shënuar fitore në derbin italian kundër Interit, të vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.

Për “Zonjën e Vjetër” ishte kjo fitorja e katërt radhazi, kurse për “Nerazzurrët” humbja e parë pas katër fitoreve – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:0.

Adrien Rabiot (52’) dhe Nicolo Fagioli (84’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Juventusi tani ka 25 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, kurse Interi është i shtati me një pikë më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...