Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ku në qendër të vëmendjes ishte MVP i kësaj lige, Stephen Curry.
Ky i fundit ka shënuar plotë 51 pikë, me ç’rast ka arritur një rekord historik në takimin që Golden State Warriors triumfoi me rezultat 130:114 kundër Orlando Magic.
Basketbollisti më i mirë aktualisht në NBA, u bë basketbollisti që ka realizuar së paku një tre pikësh n] 128 ndeshje rresht, ku në këtë formë ka thyer rekordin Kyle Korverit, transmeton Telegrafi.
Mariz Spitz ndihmoi Cyrryn me 14 pikë si dhe Dremond Green dhe Andrew Bogut me nga 12 pikë secili.
Në anën tjetër, basketbollisti më efikas ishte Evan Fournier me 20 pikë, ndërsa Aron Gordon shtoi 19 pikë dhe pati 8 kërcime
Pas këtij triumfi, Warriors arrin shifrat prej 52 fitoresh dhe 5 humbje, e cila po shkon drejt thyerjes së rekordit absolut të Chicagos Bullsit të Michael Jordanit, që kishte në fund të sezonit 72 fitore dhe 10 humbje.
Rezultatet:
Boston – Milwaukee 112:107
New Orleans – Oklahoma City 123:119
Phoenix – Broklyn 106:116
Portland – Houston 105:119
Utah – San Antonio 78:96


