Napoli s’ka të ndalur, e regjistron fitoren e 11-të radhazi dhe vazhdon kryesimin në Serie A

PUBLIKUAR

Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e 11-të radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, napolitanët shënuan fitore me përmbysje në udhëtim kundër Atalantas.

Ademola Lookman kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 19-të, pasi shënoi nga pika e bardhë.

Victor Osimhen barazoi së pari shifrat në minutën e 23-të, teksa Elif Elmas e shënoi golin e fitores në minutën e 35-të.

Napoli pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë.

Atalanta është e dyta me 27 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...