Orari shkon në 12 orë, s’ka pushime vjetore, Policia rrit gatishmërinë pas tërheqjes se serbëve nga institucionet

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka rritur gatishmërinë pasi Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat.

Pas kësaj situate, Policia ka ndryshuar orarin për pjesëtarët e saj dhe ka ndaluar pushimet vjetore.

Në një e-mail që u është dërguar sot pjesëtarëve të Policisë, e të cilën e ka parë Gazeta Express, policët janë njoftuar se tash do të kalojnë në orar 12 orësh dhe se s’do të aprovohen më pushimet vjetore.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka mohuar se Njësia Speciale është nisur në Veri, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, por se s’ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicë.

“Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...