Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm plani franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Shefi i diplomacisë serbe këtë deklaratë e ka bërë në Vjenë, pas një takimi që kishte me shefin e diplomacisë sllovake, kur është pyetur për deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se propozimi gjermano-francez do të integrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Daçiq tha se kjo do të jetë edhe një nga temat e bisedës së sonte. Presidenti Vuçiq dhe Miroslav Lajçak.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan fillon nga baza të papranueshme, nga fakti se çështja e zgjidhjes politike tashmë ka përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa dëshirë, me zë apo në heshtje, pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk pajtohemi me këtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që t’i kthehen të drejtës ndërkombëtare. Serbia është për paqe, ne nuk krijojmë dhe as nuk kemi pasur ndonjëherë ndonjë incident apo pengim të marrëveshjeve. Ne jemi të gatshëm për dialog, por edhe për të mbrojtur popullin e Kosovës”, tha Daçiq.
“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell në Gjermani, ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të G7-s.


