Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ngritur çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.
Pas Samitit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, Rama përmendi se sa çuditshëm mund të tingëllojë për kosovarët fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderët tjerë të rajonit nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e lirë, ndërsa ata s’mund të lëvizin lirshëm praktikisht në Bashimin Europian, raporton Gazeta Express.


