Pas pak pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve nga Samiti i Berlinit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Pas pak pritet të bëhet nënshkrimi i tri marrëveshjeve në kuadër të Samitit të Berlinit.

Pas kësaj, ky samit do të ketë edhe dy sesione pune në kuadër të këtij procesi dhe në orën 13:30 delegacionet do të dalin nga qeveria gjermane.

Pas këtyre ngjarjeve, secili lider pritet t’i adresohet mediave, ku është e konfirmuar se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të ketë një konferencë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, konferenca kryesore do të jetë ajo në mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si shkak që Shqipëria do të jetë nikoqiri i ardhshëm i Samitit të Berlinit dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.

Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.

Po ashtu, sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, qytetarët nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë paraprakisht.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...