Besnik Hasi me skuadrën e tij Anderlecht ka arritur një kualifikim të madh në Ligën e Evropës.
Trajneri gjakovar ka treguar se mund të fitojë edhe në një terren tejet të vështirë si ai i Olympiakosit, ku skuadra e tij arriti të shënoi fitore.
Anderlecht triumfoi në ndeshjen e parë minimalisht 1:0, dhe në të dytën Olympiakos e bënë të njëjtën gjë për të shkuar ndeshja në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.
Por ka qenë mesfushori anësor, Frank Acheampong që i ka sjellë një gëzim të madh Hasit me dy gola në kohën shtesë.
Kështu me rezultat të përgjithshëm 3:1 nga dy ndeshjet, Anderlechti i Hasit është futur në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës. /Telegrafi/


