Pavardit i merret leja, pasi u kap duke vozitur në gjendje të dehur

PUBLIKUAR

Benjamin Pavard është kthyer nga heroi në zero në vetëm pak orë. Mbrojtësi i gjithanshëm i Bayern Munich hapi rezultatin në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Megjithatë, 26-vjeçari francez është tani në krye të mediave për një incident të pakëndshëm jashtë fushës, transmeton Gazeta Express.

Pavard, sipas Bild, u arrestua gjashtë javë më parë teksa po ngiste në gjendje të dehur pas një ndeshjeje të Bayernit.

Ish-futbollisti i Shtutgartit, i cili është fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, dha një nivel alkooli në gjak prej 0.8. Ai përballet me të paktën 500 euro gjobë dhe një muaj ndalim licence.

Ndërkohë, edhe Bayerni ka marrë masa. Pavard, sipas ‘Bild’, është gjobitur me një shumë pesëshifrore nga klubi i tij. Ai tani është duke u shoqëruar me shofer çdo ditë në kompleksin sportiv të klubit.

Fitorja e Bayern Munichut kundër Interit do të thotë që skuadra bavareze fitoi të gjashtë ndeshjet e grupit të Champions League dhe përfundoi me 18 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...