“Ethet” e së premtes (Video)

PUBLIKUAR

Përkrahësit e pozitës dhe opozitës do t’i bashkojë festa dhe protesta të premten, kur pritet të zgjidhet presidenti i vendit.

Por, përfaqësuesit e tyre janë të vetëdijshëm për mundësinë e konfrontimit në mes dyja palëve.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se nuk ka kurrfarë arsye për konfrontim në mes të pozitës dhe opozitës.

Por, opozita bënë kërkon që festa e përkrahësve të presidentit të bëhet në shtëpitë e tyre, duke bërë thirrje që të shmanget frekuentimi i shesheve kryesore në kryeqytet.

Ata besojnë se nesër do të jetë edhe më masive prania e kundërshtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjes së liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, në krye të shtetit.

Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Drizan Shala, thotë se asnjëherë më parë Kosova nuk është ballafaquar me një situatë të tillë.

Sipas tij ftesa për protestë edhe për festë është gabim i dyanshëm duke shtuar se edhe organet e sigurisë kanë ndjerë shkallën e rrezikshmërisë. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...