Nuk dihet ende se kur do të kthehet Haaland, Guardiola e konfirmon mungesën e tij për ndeshjen e nesërme

PUBLIKUAR

Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e dytë radhazi të Manchester Cityt për shkak të lëndimit.

Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve, kundër Sevillas, transmeton Gazeta Express.

“Haaland ndihet më mirë në krahasim me të shtunën dhe të dielën. Por, ai nuk është 100% gati. Ne nuk duam të rrezikojmë, nuk ka kuptim”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

“Shpresoj se ai do të kthehet për ndeshjen kundër Fulhamit”, shtoi Guardiola.

Manchester City me Fulhamit do të takohet më 5 nëntor.

Haaland i mungoi kampionëve të Anglisë edhe në ndeshjen e fundit, kundër Leicester Cityt.

Norvegjezi ka shënuar 22 gola në 16 paraqitje të deritanishme për Manchester Cityn. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...