Policia aksion në Prishtinë, arrestohen 10 persona, sekuestrohen armë zjarri dhe thika

PUBLIKUAR

Një aksion i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me 10 persona në pranga dhe disa armë të sekuestruara.

”Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta (thika)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit. /Klankosova.tv/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...