Mësohet arsyeja e rikthimit të Alvesit te Barcelona, braziliani ka një mision të rëndësishëm para vetes

PUBLIKUAR

Barcelona i ka ofruar Dani Alvesit mundësinë për t’u stërvitur me klubin para se të fillojë Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Alves do të bashkohet me skuadrën e Brazilit në Katar në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, 39-vjeçari ka kërkuar një bazë stërvitore në Evropë për të qëndruar në formë para se të udhëtojë drejt Katarit.

Pas largimit nga Barcelona, mbrojtësi veteran iu bashkua në korrik skuadrës meksikane, UNAM Pumas, me të cilën nënshkroi kontratë 12-mujore.

Sipas “Marca”, Alves tani është bashkuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës, Rafa Marquez, për të qenë pjesë e seancave stërvitore te Barcelona B. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...