Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut, ku si pasojë e festimeve në turmë të festës së Halloween-it, deri më tani kanë humbur jetën 151 persona.
Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twiteer, shprehu mbështetjen për njerëzit e lënduar duke shprehur ngushëllime për familjet e njerëzve që kanë vdekur atje.
“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. Iu urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, shkroi Osmani.


