Busquets drejt largimit, Barcelona e dëshiron mesfushorin e Chelseat si zëvendësues të tij

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se ka identifikuar N’Golo Kanten si zëvendësues të mundshëm të Sergio Busquetsit.

Mesfushori spanjoll besohet se do të largohet nga “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Busquetsit skadon më 30 qershor 2023 dhe kështu ai mund të largohet si futbollist i lirë.

Dhe, si futbollist të lirë Barcelona synon ta sjellë Kanten, të cilit gjithashtu i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm – sipas “Relevo”.

Mesfushori francez ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Chelsea, teksa thuhet se nuk është në plan rinovimi i kontratës së tij me “Blutë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...