Eto’o për Henryn: Nuk ishte niveli im, madje as në nivelin e Anelkas

PUBLIKUAR

Samuel Eto’o ishte kritik ndaj Thierry Henryt si lojtar.

Në një dokumentar të transmetuar nga “Position-P”, ish-sulmuesi kamerunas u pyet për karrierën e Thierry Henry, transmeton Gazeta Express.

Në mënyrën e tij, presidenti i Federatës së Kamerunit shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Francës nuk ishte më i mirë se ish-sulmuesi tjetër francez, Nicolas Anelka ,dhe madje më pak se ai.

“Mendoj se ai nuk ishte as në nivelin e Nicolas Anelka. Thierry Henry ishte i mirë, por unë i njihja lojtarët. Preferoja lojtarë të tjerë. Në çdo rast, ai nuk ishte në nivelin tim. Fati i mirë apo fati i keq që pata, është të mos luajë në Francë. Jo sepse ishin të fortë, por sepse Franca ‘shitet’ më mirë. Na i shitën dhe i sollën në nivelin tonë”, tha Eto’o.

Kujtojmë se Eto’o dhe Henry ishin bashkëlojtarë te Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...