Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje ndaj atyre të cilëve do të jenë në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve, njofton Klan Kosova.
“E marr me mend që edhe ju jeni të lodhur dhe të zhgënjyer me ngjarjet në parlament sepse në vend që të merremi me çështjet që vërtetë ju preokupojnë si: ekonomia shëndetësia, arsimi, sektori privat et,…. ne me muaj të tërë po pengohemi dhe po sulmohemi nga një numër i vogël deputetësh të cilët kanë braktisur rrugën demokratike të kundërshtimit dhe kanë vendos të qojnë Kosovën drejt rrugës së anarkisë. Nuk do t´ja dalin, prandaj:
Festoni me dinjitet dhe tregoni jo vetëm disave në shesh por gjithë botës që Kosova ka përse të festoj”, ka shkruar Musliu në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Musliut:
“Te nderuar shokë, miq, votues, simpatizues,
Te dashur qytetarë të Kosovës,
Nesër me datë 26.02.2016 në ora 11:00 është thirre seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Kosovës.
Nga publikimet ne rrjetet sociale dhe në media jam informuar se shumë simpatizant të kandidatit kryesor z. Hashim Thaçi pritet të vijnë në Prishtinë për të festuar. Ky lajm duhet të na gëzoj, por duke e parë situatën në Sheshin e Prishtinës i cili është uzurpuar nga një Opozitë e zhgënjyer e cila çdo ditë e më shumë po e shfaq mungesën e një plani pune duke e zëvendësuar një të tillë me oratori nxitëse, mllefi dhe urrejtje ju bëjë thirrje publike që mos të bini pre e provokimeve, sharjeve e fryrjeve që mund të drejtohen në adresën tuaj.
E marr me mend që edhe ju jeni të lodhur dhe të zhgënjyer me ngjarjet në parlament sepse në vend që të merremi me çështjet që vërtetë ju preokupojnë si: ekonomia shëndetësia, arsimi, sektori privat et,…. ne me muaj të tërë po pengohemi dhe po sulmohemi nga një numër i vogël deputetësh të cilët kanë braktisur rrugën demokratike të kundërshtimit dhe kanë vendos të qojnë Kosovën drejt rrugës së anarkisë. Nuk do t´ja dalin, prandaj:
Festoni me dinjitet dhe tregoni jo vetëm disave në shesh por gjithë botës që Kosova ka përse të festoj”.


