Turqia kishte garantuar për gjykimin në liri të Thaçit

PUBLIKUAR

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri ka thënë se Turqia është ndër shtetet e para që ka garantuar për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Ai ka shtuar se në rast se gjykata vendosë që Thaçi të gjykohet në liri, në këtë rast ish-kreu iUÇK-së do të qëndronte si mysafir në Turqi.

“Qëndrimi i Turqisë ka qenë çdo herë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike. Mirëpo edhe pse tash nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor, ne si Turqi kemi dërguar edhe garanci në Hagë që në qoftë se caktohet një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri, Thaçin mund ta kemi mysafir në Turqi”, tha ai në Klan Kosova.

“Prej tyre nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Kjo ka qenë dy apo tre muaj pasifilloi procesi gjyqësor ndaj tij”.

“Ishin disa shtete që kishin shprehur këtë dëshirë dhe ne ishim të parët. Kemi filluar me ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Ministrinë e Jashtme. Jemi të parët si shtet që kemi shprehur këtë dëshirë”.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...