Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinim dhe zbatim të masave të tjera preventive kundër sëmundjeve ngjitëse. Paralajmërimi i IKSHPK-së vjen pasi ECDC paralajmëroi se këto variante mund të rrisin ndjeshëm numrin e rasteve me Covid-19.
“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar. Sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, pëderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin evropian”, thuhet në paralajmërimin e IKSHPK-së, të shpërndarë në ‘Facebook’.


