Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Vlera minimale e temperaturës gjatë natës do të lëvizë nga 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 9-12 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/


