MPB me një postim për gjuajtjen me armë nëpër ahengje, ka një apel për kosovarët

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi të publikuar në Facebook, ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i shoqërojnë ahengjet me të shtëna me armë.

MPB ka theksuar se të shtënat në ahengje janë të paligjshme dhe për këtë arsye ato duhet lajmëruar në polici.

“54,6% e grave dhe 43,5% e burrave në Kosovë ndjehen më pak të sigurt në shtëpinë e tyre kur ka një armë. Aq më tepër ata nuk miratojnë të shtënat në ahengje. Secili prej nesh mund të kontribuojë dhe të parandalojë një tragjedi nëse refuzon të jetë pjesë e ngjarjeve ku ka të shtëna.”, u tha tutje nga MPB.

Një gjë e tillë mund të parandalohet duke thirrur policinë në 192, duke iu dërguar email në [email protected] duke shkarkuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...