Milaim Zeka: Ja pse jam për Rafet Ramën president, e jo Hashimin?

PUBLIKUAR

Gazetari Milaim Zeka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar rreth zgjedhjes së Presidentit.

Ai ka treguar “arsyet” se pse do të dëshironte që Rafet Rama të zgjidhet president para Hashim Thaçit.

Ja postimi i plotë:

E para, mem pyet mu dikush, Rafetin e kisha ba president. E di qe i ka merzi udhetimet, edhe frigohet prej fluturimeve me aeroplan, edhe kurr kund nuk kish shku, perpos ne Prekaz dhe Vlore e Tirane.

E dyta i kam kane ne dasem kur ashte martu, edhe garant me kish thirre ne inagurim si president.

E treta, grate tona jane shoqe. Dyjat gatujne mire, edhe kurr buk neper restorane s kishim hanger.

Nashta more edhe me kish ba zedhenes, rrenc me pagese. E kisha lane gazetarine, se kurr hajrin nuk ja kam pa…

Hajde Rafet, ishalla po e munde Thacin. Pa ta shtru nje dreke ne Abri, nje ne Prekaz, dhe nje ne Buroje, tybe nuk e la. Thjeshte me ta kthy darken e dasmës”, ka shkruar Zeka në facebook.(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...