Messi dhe Mbappe shkëlqejnë në fitoren e radhës të PSG-së

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të dhjetën të këtij sezoni në Ligue 1, duke vazhduar kështu si skuadra e vetme pa humbje.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier shënoi fitore të pastër në udhëtim kundër Ajaccios – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “François Coty” u mbyll me rezultatin 0:3.

Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Francezi ishte autor i dy golave sonte. Ai shënoi në minutat 24 dhe 82, teksa në të dyja rastet u asistua nga argjentinasi.

Ndërkaq, Messi shënoi një gol në minutën e 78-të. Ai u asistua nga Mbappe.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë – kurse, Ajaccio ndodhet në pozitën e 18-të me tetë pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...