Hapet aplikimi për studentë për mbështetje me 100 euro

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është hapur afati për aplikimin e studentëve për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion.

Bëhet fjalë për mbështetjen e njëhershme me 100 euro, përcjell Klankosova.tv.

“Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, ai ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova,

“Ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë. Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, thuhet në njoftimin e ministrit.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...