Digjet një fabrikë në Prizren

PUBLIKUAR

Një fabrikë e mobilieve të mërkurën rreth orës 13:00 është përfshirë nga flakët në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se për momentin nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.

“Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Nashecit, në dalje të Prizrenit. Për momentin nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Bytyqi për Telegrafin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...