Kahn e mbron Lewandowskin nga fyerjet e tifozëve

PUBLIKUAR

Dietex Marx, përfaqësues i tifozëve të Bayern Munichut, gjatë asamblesë së fundit të gjigantit bavarez e ka sulmuar publikisht Robert Lewandowskin, i cili gjatë verës që shkoi iu bashkua Barcelonës.

Marx ka thënë se polaku është një person pa karakter dhe se nuk do t’i bëhet asnjë mirënjohje publike, shkruan “Gazeta Express”.

Ata që ishin në sallë e vërshëllyen, derisa drejtori gjeneral Oliver Kahn ka dalë në anën e Lewandowskit.

“Mund ta kuptoj që Robert në moshën 34 vjeçare dëshiron të ndryshojë diçka në jetën e tij. Dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar një lojtar fantastik, i cili ishte një makinë në Bayern. E falënderoj për sukseset e mëdha dhe për krejt ato që i ka bërë për klubin”, u shpreh legjenda e Bayernit, ish-portieri i njohur Kahn. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...