Mirena: Televizionet private nëse duan transmetojnë edhe pornografi

PUBLIKUAR

Në emisionin Pressing të T7, është duke u zhvilluar debati mbi përmbajtjen që duhet ta transmetojnë mediat te audienca.

Analistët janë përplasur teksa kanë shprehur mendimet e tyre.

Përderisa Zana Avdiu e Vullnet Krasniqi kanë insistuar për rritjen e kriteteve nga televizionet, analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka thënë se mediat private ndjekin temat që rrisin lexueshmërinë.

Ai ka thënë se për cilësi e kualitet ka obligim transmetuesi publik, mirëpo, sipas tij, televizionet privat mund të transmetojnë edhe pornografi nëse vendosin.

“Televizioni publik e ka obligim cilësinë e kualitetin”, ka thënë Mirena.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Avdiu.

“Jo, cilësinë e kualitetin e kanë obligim të gjitha televizionet”, ka thënë ajo.

Mirena, ka vazhduar: “S’e ka obligim, jo. Në televizion privat veç a ke audiencë qet çka të duash, nëse do e shndërron në televizion pornografik, edhe kush çka ka me t’bo? Në kapitalizëm, në demokraci, nuk ke ksi kritere. Televizioni publik, po, ka obligim për emisione edukative, asimore”, ka thënë Mirena.

Mirena ka thënë se në emisionet televizive është vështirë të vendosen kritere precize se kush duhet të ftohet e kush jo. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që ai të ftohet në një emision e jo Ikballe Huduti, një qytetare që është bërë e famshme për deklaratat e saj në media.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...