Kurti takon shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për fuqizimin ekonomik të grave

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Kurti dhe Davenport folën për bashkëpunimin aktual ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në çështje të interesit të të dy palëve, ku OSBE ndihmon qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

U bisedua për veprimet në mbrojtje dhe respektimit të drejtave të njeriut, me fokus te komunitetet pakicë në Kosovë. Po ashtu, për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe veprimet drejt themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, për të lehtësuar qasjen në informata me interes publik.

Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit për parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...