Prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, ka thënë se dje gjatë ditës ka njoftuar familjen se eshtrat e gjetura më 30 shtator janë të Bedri Rexhepit.
Prokurori ka njoftuar se tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, dy dyshuarve kryesorë, shkruan Gazeta Insajderi.


