U kap me 4 mijë copë fishekë në Jarinje, Prokuroria Speciale i ngritë aktakuzë

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale D.M.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri D.M. gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër (4) paketime me municion me katërmijë (4000) copë fishekë në bagazhin e veturës VË Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre (3) karikator.

Me këto veprime i pandehuri D.M. ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse” nga neni 364, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...